Ora News - PD kërkon pezullimin e urdhrit të AKEP për portalet, Zela: Ishte sensibilizim

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

20 portale mediatike janë rregjistruar në QKR, tri ditë pas urdhrit të kryeministrit Rama. Kryetarja e Komisionit te Medias , Albana Vokshi, ka kundërshtuar dje këtë urdhër të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike duke i këkruar ta pezullojë atë. Por, kreu i AKEP, Ilir Zela tha për Ora News se shumica e portaleve kanë reguar pozitivisht dhe pas fazës së sensibilizimit do të nisë faza e proçedurave administrative.

Tre ditë pasi AKEP ka kërkuar prej 44 portaleve të regjistrohen dhe të publikojnë në adresat e tyre niptin, një pjesë e tyre kanë plotësuar kushtin.

Nga një vëzhgim mbi adresat online rezulton se 20 e kanë niptin, 8 portale jo dhe pjesa tjetër e kanë të paverifikueshëm.

Kryetarja e Komisionit te Medias, Albana Vokshi, ka dalë kundër urdhërit të AKEP për ndalimin e portaleve online dhe kërkon që institucioni të pezullojë vendimin.

Sipas Vokshit urdhri për rregjistrimin e 44 portaleve është antikushtetues dhe i paligjshëm.

Ndërkohë kreu i AKEP, Ilir Zela, sqaroi për Ora News se në fazën e parë sensibilizuese ka patur reagim pozitiv nga shumica e portaleve.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/pd-kerkon-pezullimin-e-urdhrit-te-akep-portalet-zela-ishte-sensibilizim

Recommended