RTV Ora - PD i kërkon llogari prokurorisë për hetimet mbi Agim Kajmakun
  • 5 years ago
#rtvora

Partia Demokratike i kërkoi Prokurorisë dokumentacionin e plotë për çështjen e verifikimit të Agim Kajmakut, kryetarit të bashkisë së Vorës, i dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit 2019.

PD kërkon që të vihet në dispozicion i gjithë dokumentacioni i plotë që gjëndet në dosje, i hartuar apo administruar nga organi i prokurorisë, që nga momenti i marrjes së kërkesës lidhur me hetimin administrativ të Agim Kajmakut, alias Jorgo Toto.

Letra që mban datën 5 shtator është firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi dhe i është dërguar për dijeni dhe Ambasadës Amerikane në Tiranë dhe delegacionit të BE-së.

PD kerkon te njihet me çdo veprim të prokurorisë që nga data e dorëzimit prej saj të kërkesës së verifikimit në 20 Gusht deri në 5 Shtator.

Partia Demokratike kërkon nga Prokuroria përgjigje zyrtare të mbështetur në prova mbi justifikimin e paligjshëm që i bëni aktit të refuzimit për të dorëzuar gjurmët daktiloskopike nga ana e subjektit si dhe për arsyet përse nuk është zbatuar nga organi i prokurorisë sanksioni i parashikuar nga neni 8 i ligjit nr 138/2015 në skadimin e afatit ligjor (3 shtator) sa kohë Shërbimi Postar konfirmon se shkresa i është dorëzuar subjektit më datë 29 gusht 2019.

?A i keni administruar ju provat që përmend Shërbimi Postar në deklaratën e tij zyrtare dhe që provojnë se Agim Kajmaku e ka marrë njoftimin në datën 29 Gusht? Nëse jo, pse? Nëse po, pse nuk është aplikuar sanksioni i parashikuar në nenin 8 të ligjit??

Letra mbyllet duke nënvizuar se "çdo shkelje e ligjit nga ana e organit të prokurorisë mbi këtë çështje, do të evidentonte edhe më shumë faktin që sot Prokuroria e Përgjithshme, nën drejtimin e shtetases Arta Marku, është shndërruar në një celulë të mbrojtjes së krimit. Ju, sipas urdhrit të Edi Ramës, mund ta zvarrisni, pengoni apo tentoni ta manipuloni të vërtetën, por ju kurrsesi nuk do mund të pengoni që ajo të dal qartë dhe në mënyrë të pakontestueshme përpara të gjithë qytetarëve shqiptarë!"

PD thotë se Agim Kajmaku është Jorgo Toto i cili është arrestuar në Greqi dhe është akoma në kërkim atje për një krim që dënohet me 10 vjet burg. PD thotë se Kajmaku e ka fshehur këtë në formularin e dekriminalizimit. Nga ana e Kajmakut mohohet që të ketë qenë i arrestuar ndonjëherë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/pd-i-kerkon-llogari-prokurorise-hetimet-mbi-agim-kajmakun

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended