RTV Ora - Meta kërkon hetim për Rinasin, dorëzon prokurorisë dosjen sekrete të Këshillit të Sigurisë
  • 5 years ago
#rtvora
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, kërkoi hetim të thelluar për grabitjen në aeroportin e Rinasit duke kujtuar se me 16 maj të vitit 2018 u lanë detyra për institucionet pikërisht për sigurinë aeroportuale. Presidenti tha se do të vendosë në dispozicion të prokurorisë të gjithë dokumentat nga mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Grabitja një ditë më parë në aeroportin e Rinasit nxori në një konferencë të posaçme pasditen e sotme Presidentin e vendit Ilir Meta.

Nga Presidenca, Kreu i Shtetit tha se një ngjarje e tillë është e papranueshme dhe tregues i një mungese të theksuar të përgjergjshmërisë.

Meta: Nisur nga ngjarja tronditëse e grabitjes së djeshme në Aeroportin ?Nënë Tereza?, ndiej detyrimin dhe përgjegjësinë si President i Republikës për këtë komunikim të drejtpërdrejtë me ju dhe opinionin publik. Përsëritja e kësaj ngjarjeje brenda një objekti të sigurisë kaq të veçantë është e papranueshme dhe tregues i një mungese të theksuar të funksionimit dhe përgjegjshmërisë të institucioneve të sigurisë. Si vend anëtar i NATO-s, kemi detyrimin të garantojmë standardet më të larta të sigurisë, veçanërisht atë të infrastrukturës strategjike portuale dhe aeroportuale. Si President i Republikës e konsideroj ngjarjen e përsëritur të grabitjes së djeshme brenda perimetrit të sigurisë të aeroportit "Nënë Tereza" cënim serioz të sigurisë kombëtare, të rendit publik dhe të imazhit të vendit tonë.

Meta kërkoi hetime intensive për kapjen e autorëve të grabitjes por edhe gjetjen e vlerave monetare të marra.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/meta-grabitjen-ne-rinas-e-papranueshme-dhe-mungese-pergjegjshmerie

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended