Ora News -Refuzuan dosjen "Shullazi", Arta Marku transferon 3 prokurorë, 7 të tjerë hetim disiplinor

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nuk ka vonuar shumë reagimi i kryeprokurores Arta Marku ndaj prokurorëve të Krimeve të Rënda, të cilët tri ditë më parë refuzuan të merrnin pjesë në shortin e dosjes Shullazi.

Pasi është vënë në dijeni për situatën nga drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela, prokurorja e Përgjithshme ka urdhëruar transferimin e përkohshëm në rrethe të tre prej prokurorëve të cilët refuzuan hedhjen e shortit.

Bëhet fjalë për prokurorët Olsian Çela që do të transferohet në Prokurorinë e Beratit, Sonila Muhametaj e cila do të transferohet në Prokurorinë e Pukës dhe Besim Hajdarmataj që do të transferohet në Prokurorinë e Pogradecit.

Ndërsa për Përparim Kullurin, Behar Dibrën, Arenc Çelën, Edvin Kondilin, Pranvera Pustinën, Eugen Becin dhe Blerim Tominajn, kryeprokurorja Arta Marku ka kërkuar hetim disiplinor.

Të mërkurën prokurorët braktisën mbledhjen e thirrur nga drejtuesja e Krimeve të Rënda Donika Prela duke refuzuar të përfshiheshin në dosjen "Shullazi".

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/shullazi-marku-urdheron-hetimin-disiplinor-10-prokurore

Recommended