Ora News - Dhuna ndaj Xhisiela Malokut, Demalia: Arta Marku të marrë një vendim, ose të shkarkohet

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Analisti Ilir Demalia tha se kryeprokurorja Arta Marku duhet të marrë një vendim urgjent në rastin e dhunës ndaj Xhisiela Malokut, nga djali i deputetit socialist. Në një lidhje me skyp për Ora News, ai tha se nëse nuk merret një vendim për të, Marku duhet të shkarkohet.

Demalia: Prokuroria e Përgjithashme ose duhet të marrë një vendim urgjent për këtë rast, me personin i cili ka kryer dhunë, ose të mohojnë që nuk është e vërtetë dhe të arrestohet vajza. Një nga të dyja duhet të bëhet, përndryshe Arta Marku të shkarkohet urgjentisht nga ajo detyrë, sepse ajo nuk përfaqëson organin e akuzës, por përfaqëson vetëm kryeministrin Rama si një njeri i lidhur me bandat e tij në parti, që është një parti krimi tashmë e hapur.

Demalia paralajmëroi se si shumë ngjarje të tjera, edhe rasti i Xhisiela Malokut do të mbyllet, ndërsa tha se ngjarje të tilla manipulohen politikisht.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/dhuna-ndaj-xhisiela-malokut-demalia-arta-marku-te-marre-nje-vendim-ose-te-shkarkohet

Recommended