Heroina në Has, vëllezërit Avdyli dhe mundësi Guri mes 19 të pandehurve në dosjen e prokurorisë

  • 4 years ago
Janë mbyllur hetimet për dosjen me nr.339, ku të pandehur janë marë 19 persona, përfshirë këtu dhe dy vëllezërit nga Shijaku Astrit dhe Altin Avdyli. Mes të pandehurve në këtë dosje penale që flet për trafikimin e gati 200 kg lëndë narkotike heroinë dhe një sasie të konsiderueshme hashashi, është dhe vëllai i ish-deputetit të PS në qarkun e Lezhës, Arben Ndoka, Gjevi Ndoka, si dhe ish-kampioni në mundje Elis Guri. Ndërkohë hetimet për biznesmenin në kërkim Admir Hoxha dhe Hekuran Hoxhën, vijojnë ende. Pikërisht këta dy persona ishin dhe njerëzit që mbanin kontakte me tre turqit që sillnin deri në Kosovë e Shqipëri sasinë e heroinës. Vendimi për komunikimin e akuzave ndaj të pandehurve është marë nga dy prokurorët e komanduar në SPAK, Vladimir Mara dhe Dritan Prençi, të cilët gjatë këtyre ditë por edhe sot, kanë vijuar më komunikimin e akuzave si ?Trafikim të lëndëve narkotike? në forma të posaçme, ?Grup i strukturuar kriminal?, ?Pastrim i produkteve të veprës penale? dhe ?Kryerja e veprave penale në formën e Grupit të strukturuar kriminale?.

Një burim pranë prokurorisë së posaçme tha për ?Shqiptarja.com? se janë në fazën përfundimtare të mbylljes së hetimeve, ku pritet që në fillim të javës së ardhshme dosja ndaj 19 të pandehurve të dërgohet për shqyrtim gjyqësor në gjykatë. Vendimi për mbylljen e hetimeve vjen pas 15 muaj hetime, të nisur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe të përfunduara nga Prokuroria e Posaçme e ngritur në muajin dhjetor 2019. Të pandehurit e parë të kësaj dosje kanë qënë Vehbi Berushi, 57 vjeç, Flamur Çela, 48 vjeç, Xhevit Shuti, 48 vjeç, Mustafa Shuti, 76 vjeç dhe Anila Shuti, 42 vjeç, të cilët u arrestuan të parët në fshatin Brenog të Hasit, ku gjetën mbi 200 kilogràmë heroinë. Mbi ta rëndon akuza e ?Prodhimit dhe shitjes të nàrkotikëve? trafikim i nàrkotikëve? prodhim dhe ?tràfikim i lëndëve nàrkotike? në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe orgànizatë kriminale. Ndërkohë këto ditë dy prokurorët e çështjes Vladimir Mara dhe Dritan Prençi i komunikuan akuzat dhe 19 të pandehurve të tjerë, pjesë e grupit që akuzohet se sillte heroinën nga Turqia në Kosovë, Shqipëri dhe më pas e trafikonte në drejtim të Italisë dhe jo vetëm.

Recommended