Ora News - Arrestohen vëllezërit Avdyli në Shijak, kërkime për Lul Berishën e Klement Balilin
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Teksa në Durrës vijon operacioni për arrestimin e anëtarëve të bandës së heroinës së Shijakut, ku u arrestuan vëllezërit Avdyli, mësohet se pjesë e kësaj dosje është edhe një urdhër arresti për Lul Berishën.

Policia e Shtetit ka shkuar në banesën e tij për ta arrestuar, por nuk e ka gjetur pasi është arratisur, ndërsa dyshohet se ka pasur dekonspirim të operacionit.

Ndërkohë FNSH ka rrethuar rethuar Sarandën në një operacion për arrestimin e Klement Balilit. Janë ushtruar kontrolle në banesat e familjarëve të tij. Kontrolle janë kryer dhe në fshatin Stjar, ku janë shoqëruar disa persona.

Për arrestimin e Balilit janë realizuar 12 operacione deri më tani, të cilat kanë dështuar për shkak të dekonspirimit.

Kontrolle nga policia janë kryer dhe në Vlorë, Tiranë dhe Lezhë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/lul-berisha-i-arratiset-policise-blindohet-saranda-ne-kerkim-te-klement-balili
Recommended