Ora News – Erërat përmbysin tre trajlera brenda pak orësh në superstradën Lezhë-Laç

  • 5 years ago
#oranews #trajleripermbysur
Erërat e forta që kanë shoqëruar qarkun e Lezhës që prej mesnatës së kaluar kanë sjellë probleme.

Çatia e një banese u dëmtua në lagjen "Besëlidhja" të qytetit të Lezhës, duke rrezikuar jeten e 8 anëtareve të familjes Filipi.

Ngjarja ndodhi në orët e mëngjesit në momentin kur familjarët ishin në gjumë, ndërkohë dhe një automjet që ishte i parkuar aty pranë pësoi dëmtime, pasi u godit nga tjegullat e banesës.
Gjithashtu era e fortë përmbysi tre kamionë. Njëri prej tyre ishte ngarkuar me polisterol në superstraden Lezhë-Laç pranë Ures së Milotit.

Ndërsa dy kamionë të tjerë u përmbysën në afërsi të fshatit Spiten.

Aksidenti ndodhi rreth orës 7 të mëngjesit të së shtunes, por fatmiresisht drejtuesit i mjetit nuk mori lëndime.

Probleme nga moti janë shkaktuar edhe me furnizimin e me energji elektrike në disa zona të Lezhës.

Në rrugën Balldre-Torovicë një shtyllë elektrike është rrëzuar si pasojë e erërave duke rënë në mes të rrugës.

Grupet e punës të Njesise së OSHEE ndodhen në terren dhe po punojnë për rikuperimin e dëmëve dhe rikthimin e energjisë elektrike në zonat ku mungon.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/ererat-permbysin-tre-trajlera-brenda-pak-oresh-ne-superstraden-lezhe-la
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended