Ora News - Era e fortë përmbys tre trajlera brenda pak orësh në Lezhë e Pukë

  • 5 years ago
#oranews
Era e pazakontë që përfshiu qarkun e Lezhës lëviz këtë kamion para se ta rrëzojë në superstradën që të çon drejt Milotit.

Aksidente të ngjashme patën edhe dy mjete të tjera në Lezhë e Pukë.

Fatmirësisht nuk pati të lënduar, por sic tregojnë këto pamje dëmet janë të mëdha.

Sinjalistika rrugore, mjete e biznese u dëmtuan përgjatë rrugës kryesore!

Në qytet, era e përllogaritur deri në 60 km / h shkaktoi të paktën dy të lënduar.

Ndërsa një familje me 8 anëtarë i shpëtoi mrekullisht, pasi stuhia i mori catinë shtëpisë, ndërsa flinin

Dëme të shumta pati dhe në Vaun e Dejës.

Për shkak të parashimit se moti i keq do të vijojë, banorëve u kërkohet të evitojnë daljet e panevojshme nga shtëpitë.

Stuhia nga ana tjetër dëmtoi shtylla e linja furnizimi me energji elektrike, në Lezhë, Fushë Krujë, Pukë e Zona të tjera në juglindje.

Ndërkohë nga bregdeti i Durrësit, deri në zonat malore të Tiranës, Krujës, Dibrës, Kukësit e Korcës moti i keq u rikthye me reshje dëbore.

Reshje dëborë u regjistruan edhe në Qafën e Llogarasë në Vlorë, por nuk pati problematika me qarkullimin e mjeteve.

Në zonat malore të Korcës, Trashësia e dëborës arrin në 30 cm.

Në rrugët Korçë-Ersekë, Qafë Bigell-Dogana Goricë, rruga e Dardhës dhe e Voskopojës lëvizet me zinxhirë.

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se kompanitë e mirëmbajtjes kanë vazhduar punën për mbajtjen hapur të segmenteve rrugore.

Temperaturat e ulta mbizojëtojnë në të gjithë vendin.

Në porte ndërkohë vijon puna normalisht.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ererat-permbysin-tre-trajlera-brenda-pak-oresh-ne-superstraden-lezhe-la

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended