RTV Ora - Shpërthen karburanti në superstradën Lezhë-Laç, 6 të plagosur
  • 5 years ago
#rtvora

Një bombol e madhe gazi, e një pike karburanti, shpërtheu në autostradën Lezhë-Laç në orët e vona të mbrëmjes së sotme, 24 gusht 2019.

Nga shpërthimi policia e shtetit informon se janë 6 persona të plagosur, mes tyre njëri në gjëndje të rëndë.

Videot e mbërritura në redaksi tregojnë se flakët kanë qenë të mëdha, dhe se janë dëmtuar disa makina nga flakët.

Edhe një kamion është djegur plotësisht siç duket në video.

Dëshmitarët raportuan se janë dëgjuar 2 shpërthime rreth orës 22:30.

Fatmirësisht zjarrfikësit kanë ndërhyrë në kohë duke shmangur rrezikun e përfshirjes nga flakët të depozitave të karburantit.

Policia e Shtetit informon se njëri prej të plagosurve po transportohet në Tiranë për mjekim më të specializuar, ndërkohë që 5 të tjerë janë jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e policisë kanë vendosur një perimetër sigurie dhe kanë larguar të gjithë njerëzit përreth karburantit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/digjet-karburanti-ne-superstraden-lezhe-lac

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended