RTV Ora - Lezhë, bllokohet karburanti, në hetim firmëtarët e sigurisë

  • 5 years ago
#rtvora

Inspektoriati Shtetëror Teknologjik dhe Industrial bllokoi pikën e karburantit në superstradën Lezhë- Milot, tre ditë pas shpërthimit të depozitës me gaz. Ngjarja e rëndë u shënua mbrëmjen e së shtunës, 24 gusht 2019.

Nga shpërthimi u plagosën 7 persona si dhe u dëmtuan disa makina.

Ndërhyrja në kohë e zjarrfikësve parandaloi një tragjedi të madhe për atë zonë pasi mund të rrezikonte që flakët të përparonin dhe drejt karburantit, që ndodhej vetëm disa metra larg depozitës.

Grupi i inspektorëve do të bëjë bllokimin e kësaj pike për shkak të mos plotësimit të kushteve të sigurisë.

Ndërkohë zv/kryeministri Erjon Braçe deklaroi sot se do të ketë dhe një hetim për inspektorët të cilët kanë lëshur vërtetim sigurie.

Erjon Braçe: "Inspektoriati Shtetëror Teknologjik dhe Industrial ka vendosur masën e bllokimit sot. Ajo që mua më shqetëson dhe vazhdoj të kërkoj bashkë me ministren është informacioni që ka të bëjë me kontrollet e ushtruara më herët në këtë pikë karburanti. Të gjithë inspektorët dhe aktet e konstatimit të tyre janë vënën nën lupë, po kontrollohen dhe do të mbajnë përgjegjësi deri në fund jo vetëm ata, por edhe ndonjë ent tjetër privat që ka lëshuar vërtetim sigurie për atë pikë karburanti."
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/bllokohet-sot-pika-e-karburantit-ku-ndodhi-shperthimi

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended