RTV Ora - Ja si shpërtheu karburanti në Lezhë, dy vajza të mitura në mesin e 7 të plagosurve
  • 5 years ago
#rtvora

7 persona kanë mbetur të plagosur, 2 prej të cilëve në gjendje të rëndë, pas shpërthimit të një depozitë gazi në një karburant në superstradën Lezhë-Laç.Ngjarja ndodhi rreth orës 22:00 të mbrëmjes të së shtunës (24 gusht 2019) pranë kryqëzimit të Shënkollit. Depozita e gazit ka shpërthyer dhe ka marrë flakë në momentin e furnizimit të një automjeti me gaz. Për pasojë janë lënduar 5 shtetas, anëtarë të së njëjtës familje që ndodheshin në një mjet që po furnizohej me gaz, si dhe 2 punonjës të karburantit.

Kështu duket sot karburanti "Ekooil" në Lezhë, i cili përfshi nga zjarri mbrëmjen e së shtunës, 24 gusht 2019. Orët e para të mëngjesit i kanë gjetur punëtorët e karburantit duke pastruar zonën dhe mbetjet e shkaktuara nga shpërthimi që siç mund të shikohet janë ende prezente përreth.

Ndërkohë detaje të reja kanë dalë nga shpërthimi. Policia thotë se rreth orës 22:10 të së shtunës, në aksin rrugor Lezhë-Milot, në kryqëzim të Shënkollit, në karburantin "Ekooil" ka shpërthyer dhe ka marrë flakë një bombol gazi që shërbente për furnizimin me gaz të automjeteve.

Mes 7 të plagosurve, dy vajza të mitura

Si pasojë e shpërthimit janë lënduar 5 shtetas që ndodheshin në një mjet që po furnizohej me gaz. Konkretisht çifti i bashkëshortëve Bardhok dhe Donika Bushati 36 dhe 33 vjeç, 2 vajzat e tyre të mitura 5 dhe 2 vjeçe si dhe vëllai i Bardhokut, Altin Bushati 33 vjeç.

Nga shpërthimi janë plagosur dhe punonjës pranë karburantit, shtetasit Nikolin Prenga dhe Petrit Loka 40 dhe 31 vjeç.

Nga zjarri janë dëmtuar e djegur disa automjete që ndodheshin të parkuara.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/zjarri-ne-lezhe-fillimisht-shpertheu-depozita-e-karburantit-pastaj-nje-automjet-me-gaz

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended