Gjykata lë në burg të arrestuarit, e mitura: Roja i shkollës ka abuzuar edhe dy vajza të tjera
  • 4 years ago
Abaz Doga , ish-roja i shkollës nën akuzë për abuzimin e një nxënëseje u përball me gjykatën dhe me prokurorinë që e dyshon se gjatë një viti ka abuzuar me minorenen nga koha kur ajo ishte 14-vjeçe.


Veç kësaj ish-roja dyshohet se ka shtyrë një të mitur të bëjë të njëjtën gjë. I mituri është i dyshuar së bashku me të rinj të tjerë që e shantazhuan vajzën me video dhe fotografi .

Abaz Doga i hoqi pëllëmbët nga fytyra vetëm pasi media doli nga salla dhe procesi vijoi me dyer të mbyllura për shkak të të dhënave sensitive. Ai e pa gjyqtarin ne sy dhe veç gjeneraliteteve i tha ? nuk kam ushtruar dhunë ndaj saj?

Ky version u mbajt edhe nga avokati që ishte caktuar me prokurë nga familja e tij. Por ndërkohë e mitura ka rrëfyer se veç saj roja i shkollës ka abuzuar edhe dy vajza te tjera, një version që kundërshtohet nga Abaz Doga.

Ndërkohë për shkak të ndryshimeve ligjore, në gjyq mori pjesë edhe avokatja e të miturës që sipas kodit penal përfaqëson të drejtat e viktimës. Avokatja ishte e pranishme kur e mitura u pyet në polici dhe ka treguar se gjithçka nisi në muajin mars 2019, atëherë kur roja e kanosi dhe se në maj 2019, ai kishte shkruar emrin e saj në të gjithë lagjen.

Ndërkohë hetimet janë zgjeruar edhe në drejtim të shkollës, ndërsa verifikime po kryhen edhe në adrese të inspektorëve të zonës për të kuptuar a kanë reaguar në kohë përderisa emri i fëmijës bashkë me sharjet ndaj saj gjendeshin jo vetëm në hyrje të shkollës, por në të gjithë lagjen.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Gjykata#AbazDoga#TopChannel
Recommended