Ora News - Lezhjani rrezikon vdekjen në det për të shpëtuar dy vajza nga Kosova

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dy adoleshente nga Kosova kanë qenë me fat pasi janë shpëtuar nga mbytja në zonën e Ranës së Hedhun në Lezhë. Vajzat 14 dhe 15 vjeçare janë shpëtuar nga rojat bregdetare në zonë.

Ngjarja ndodhi kur një grup të rinjsh po lundronin me varkë dhe nga numri i lartë i personave varka u përmbys jashtë zonës së sigurisë për notim.

Edhe pse në distance të largët vrojtuese Lucjano Marku arriti ti rikuperonte në kohë të dy vajzat që nuk dinin te notonin dhe ti nxirrte në breg duke rrezikuar jetën e tij.

Ai tregoi se gjatë transportit të tyre kishte pire mjaft ujë duke u përpjekur që t'i mbante të dyja vajzat pa u fundosur.

Lucjano Marku: Po qendroja ne kulle, teksa pashe nje varke larg kufizuesve qe kishte shume persona. Dy vajza te mitura rrezikun jetën teksa po mbyteshin. Distanca ishte e largët por unë arrita t'i kapja nga fundi i detit. Isha vetëm e kisha shumë të vështirë, edhe unë rrezikova jetën. Pasi ju afrova bregut kane ardhë disa nga pushuesit e ma kane marr njërën nga vajzat nga duar. I kemi nxjerr ne breg u kemi dhënë ndihmën e parë dhe shpëtuan.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/lezhjani-rrezikon-vdekjen-ne-det-te-shpetuar-dy-vajza-nga-kosova

Recommended