Interpol Tirana i njofton për vdekjen e vajzës, cudit live nëna: Pas letrës vajza më mori në telefon

  • 4 years ago
Vajza nga Fieri me emrin Etleva Parangoni u largua nga shtëpia në shtator të vitit 1997. 21 vjecarja e asaj kohe rezultoi e humbur për familjarët, ku këta të fundit mësuan se ditën që iku, vajza kishte hipur në një makinë me xhama të zinj. Pas afro dy jave, Etleva telefonon nga Milano e Italise dhe u tregon prindërve se ishte shëndosh e mire. Ky komunikim zgjati deri më 17 dhjetor të 1998, ku më pas Etleva u zhduk. Një letër e kobshme mbërrin në familje nga Interpol Tirana. Ku familjarët u njoftuan se vajza e tyre e njohur edhe si Desdemona Lirjoni në shtetin fqinj ishte gjetur e vrarë në Maranco, Ticino të Italisë. Por këtë lajm të kobshëm nëna e përgënjeshtron në studion e ?Pa Gjurmë?? Unë nuk e besoj që vajza ime është vrarë pasi kam folur vetë në telefon. Letra më erdhi në shtëpi nga një oficere policie. Aty shkruhej konkretisht se Etleva Parangoni është gjetur e vrarë më datë 5 dhjetor te vitit 1998. Kjo nuk është e vertetë se në datën 17 dhjetor të po atij viti Etleva më telefonoi dhe më tha se do të vinte për festat e fund vitit?- u shpreh Margarita, nëna e Etleva Parangonit.Këtu fillon misteri i vajzës nga Fieri, u zhduk pa lënë asnjë gjurmë, apo institucionet kanë gabuar me të dhënat e asaj kufome që u gjet në Maranco, Ticino të Italisë ? Sipas kërkimeve të familjarëvë, vajza e tyre Etleva ishte trafikuar nga një lezhian drejt Italisë dhe qëndronte në shoqërinë e një vajze nga Elbasani me inicialet M.D. Madje, vajza ishte rikthyer në Shqipëri, ku kishte qëndruar për 15 ditë në Elbasan.

Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 16:00 në ekranin e Report Tv

Recommended