"Per 10 vite nuk ka thirrur as mama, as baba", jeta e familjes ndaloi me vdekjen e vajzes
  • 4 years ago
?Ka një mesazh për ty?, ka sjellë ditën e sotme historinë e dhimbshme të një familjeje nga Peja, e cila ka përjetuar ndarjen nga jeta të vogëlushes së tyre. Melisa është sot, nënë e 4 fëmijëve, dy vajzave Elena dhe Elona, edhe dy djemve, Erzeni dhe Arkzeni.

Në studio, Melisa ka treguar se vajza e tretë kishte lindur e sëmurë dhe deri në moshën 10 vjeçare, as mjekët nuk mund të përcaktonin dot sëmundjen e saj. Ajo nuk mund të thoshte mami, babi, madje nuk kërkonte as ushqim dhe as të pinte. Dhimbja për Melisën dhe familjen e saj u bë edhe më e madhe kur gjendja e vogëlushes së tyre u përkeqësua edhe më tepër dhe fatkeqësisht ajo u nda nga jeta.

Që nga ai moment, jeta e tyre ka ndaluar, nuk ka më lumturi, gëzim apo festa në shtëpinë e tyre.
Recommended