Te gjithe per te shpetuar Kelin, i riu lufton me vdekjen nen germadhat e pallatit (Ekskluzive)
  • 4 years ago
Një operacion që zgjat që prej orës 6 të mëngjesit të kësaj të marte, ku 4 grupe të specializuara të shpëtim kërkimit të Ushtrisë, repartit RENEA, zjarrfikësve dhe njësisë së Ushtrisë së Kosovës, nuk ka bërë të mundur ende nxjerrjen nga gërmadhat të një të riu, në një prej pallateve të shembura në Thumanë.
Plotësisht i vetëdijshëm, i plagosur, me fjalë që i dalin nga thellësia e shpirtit, Keli përgjërohet për ndihmë dhe u lutet pjestarëve të njësive të shpëtimit që mos ta lenë të vdesë.
Tvklan.al sjell pamjet ekskluzive nga operacioni për shpëtimin e tij, i cili ende nuk ka përfunduar.
Pavarësisht përpjekjeve prej më shumë se 15 orëve, Keli nuk është arritur të nxirret nga rrënojat, pasi është bllokuar në një bllok betoni që nëse lëvizet pa kujdes, i rrezikon jetën.
Një tjetër vështirësi është dhe struktura me arkitrarët, që janë sipër tij dhe çdo lëkundje mund ta fundoste më poshtë, duke e bërë të pamundur nxjerrjen nga rrënojat të gjallë.
Katër grupet e specializuara ende nuk kanë arritur të gjejnë një mënyrë për t?i shpëtuar jetën. Nga ana tjetër, doktorët i kanë qëndruar gjatë gjithë kohës pranë, për t?i kontrolluar parametrat jetësorë.
Gazetar: Spartak Koka
Recommended