Skandal/ Gjykatat martuan 20 vajza të mitura në 2019, shfrytëzuan një hapësirë në Kodin e Familjes

  • 4 years ago
Martesa e vajzave para moshës 18-vjeç vijon të mbetet një fenomen shqetësues, i shëmtuar dhe me natyrë primitive në Shqipëri, po shqetësimi merr një tjetër dimension kur martesa të tilla, të ndaluara nga konventat ndërkombëtare, legalizohen dhe vulosen nga gjyqtarët shqiptarë. Referuar të dhënave të INSTAT, gjatë vitit 2019, gjykatat shqiptare kanë lejuar martesën e 20 vajza të mitura, pra nën moshën 18 vjeç. Sipas INSTAT, ky numër është ulur në krahasim me vitin 2018, kur u regjistruan 24 martesa të vajzave nën 18 vjeç, me vendime gjykate. Vajzat e mitura janë martuar me meshkuj të moshës nga 19-35 vjeç. Ndërkaq, referuar vendimeve të gjykatave për lejimin e martesave nuk ka një vlerësim psikologjik të vajzave të mitura, ndërsa në disa raste nuk janë përfaqësuar as me avokat.

Recommended