Ora News - Shpërthen bombola e gazit në një fast-food në Yzberisht, 3 të plagosur
  • 4 years ago
#rtvora #oranews #tirane #bombulgazi

Tre persona mbetën të plagosur lehtë nga shpërthimi i një bombole gazi në një biznes që shërbente si fast-food dhe byrektore në Yzberisht.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:25 të mëngjesit të sotëm në rrugën "3 Dëshmorët". Biznesi ndodhej në katin e parë të një pallati.

Nga shpërthimi i bombolës u plagosën pronarja e biznesit, Klodiana Simeci dhe dy punonjëset Ardiana Mesi dhe M.P.

"Rreth orës 07:25 në rrugën ?3 dëshmorët? në një pikë që tregton prodhime brumi, ka shpërthyer një bombol gazi ku si pasojë është lënduar lehtë shtetasja K.S, bashkëpronarja e biznesit, si dhe dy punonjëset A. M dhe M. P" njoftoi policia.

Lëndime të lehta ka marrë edhe bashkëshorti i Klodianës, Hekuran Simeci, i cili ka qenë në kafe në momentin e shpërthimit.

"Punëtorja Ardjana Mesi ka pësuar lëndime në njërin sy, pasi nga shpërthimi një nga xhamat e thyer i ka depërtuar në sy, ndërsa pronarja Klodiana Simeci ka shembje dhe djegie në masën 20-25%. Lëndime të lehta ka pësuar dhe pronari Hekuran Simeci. Dëmtimet i kanë marrë dhe nga zhvendosja e materialeve si pasojë e shpërthimit, nga furra që është zhvendosur, frigoriferët dhe tavolinat" raporton Gazetari Besar Bajraktaraj.

Ardjana Mesi ndodhet tek Trauma, ndërsa Klodiana Simeci tek Pavioni i Djegies në QSUT.

Shkak i shpërthimit dyshohe rrjedhja e gazit

Siç mund të shihet në video, shpërthimi ka qenë i fortë duke shkaktuar dëme të mëdha në biznes.

Në biznes ka pasur dy bombula gazi 20 litërshe dhe grupi hetimor po kontrollon nëse kanë qenë të kolauduara.

Shkak i shpërthimit dyshohet se ka qenë rrjedhja e gazit.

Dy pronarët kishin rreth 7 vite që punonin në këtë biznes. Biznesi shërbente si fast-food dhe byrektore.

Ata kishin 4 punëtorë që shërbenin. Gjendja shëndetësore e tyre është jashtë rrezikut për jetën, por po mbahen nën kujdes intensiv.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/shperthen-bombola-e-gazit-ne-nje-byrektore-ne-yzberisht

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended