Shpërthen bombola e gazit në një fast food në Tiranë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV

Këto janë pamjet e asaj çfarë ka mbetur nga shpërthimi i një bombole gazi në një fast food përballë inxhinierisë së ndërtimit në Tiranë.

Tragjedia është shmangur vetëm për shkak të orarit, pasi shpërthimi ndodhi rreth orës 4 të mëngjesit, ndërsa zona është mjaft e frekuentuar nga studentët.

Dëmet materialë janë aq të mëdha saqë ekspertët fillimisht menduan se behej fjale për eksploziv, ndërsa shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa dëmtoi edhe disa biznese, por dhe automjete të parkuara në zonë.

Ekspertëve xhenierë dhe ato të zjarrfikësve thanë se shkak dyshohet rrjedhja e impiantit të gazit, por që fatmirësisht nuk lëndoi asnjë person.

Recommended