Ora News - Shpërthen bombola e gazit në një apartament në Fier, digjet shtëpia në Sarandë

  • 5 years ago
#oranews

Një shkëndijë elektrike në sobën me gaz e korrent dyshohet se u bë shkak për shpërthimin e një bombole gazi në një apartament në Fier. Për pasojë dëmet materiale ishin të mëdha, por fatmirësisht nuk pati të lënduar.

Kjo video tregon flakët që shkaktoi shpërthimi i një bombole gazi në ballkonin e një apartamenti në lagjen 29 nëntori në Fieri.

Në vendngjarje shkuan forcat zjarrfikëse të cilët bënë të mundur fikjen e zjarrit në apartamentin në pronësi të familjes Aliaj.

Nga shpërthimi nuk pati të lënduar, por siç duket dëmet materiale janë të mëdha.

Në momentin e shpërthimit në shtëpi ndodheshin dy bashkëshortet, të cilët thonë se bombola që shpërtheu ishte e lidhur me një sobë me gaz e korrent.

Mendohet se shkak i shpërthimit ka qenë një qark i shkurtër në sobën elektrike.

Ndërkohë një shtëpi është djegur gjatë natës edhe në Valagat të Sarandës. Shtëpia mësohet se është përfshirë nga flakët në kohën kur anëtarët e familjes nuk ndodheshin aty.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/shperthen-bombola-e-gazit-ne-nje-apartament-ne-fier

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended