Shpërthen bombola e gazit, flakët përfshijnë apartamentin Fier, nuk ka të lënduar

  • 5 years ago
Një zjarr në qytetin e Fierit i ka rrezikuar jetën një familjeje prej tre personash ditën e sotme. Zjarri ra në një banesë në katin e dytë të banimit të një pallati, në lagjen 29-Nëntori. Dyshohet se shkak për këtë ngjarje është bërë një bombël gazi e cila ndodhej në ballkonin e shtëpisë që u përfshi nga flakët.

Report Tv mëson se tashmë flakët janë shuar në sajë të ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse dhe ndihmës së një mjeti të bashkisë.

Recommended