Report TV -Shpërthen bombola! Karburanti në flakë në Kombinat, shkak rrjedhja e gazit

  • 4 years ago
TIRANE- Një bombol gazi që shërbente për furnizimin e automjeteve ka shpërthyer dhe ka marrë flakë në një karburant në hyrje të Kombinatit mbrëmjen e sotme rreth orës 18:46 në rrugën ?Llazi Miho?. Report Tv ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes, të flakëve që pushtuan për pak minuta karburantin duke shkaktuar panik në zonën e Kombinatit, ku fatmirësisht nuk ka asnjë person të lënduar, pasi punonjësit dolën me shpejtësi.

Paraprakisht, policia dyshon se ngjarja ka qenë aksidentale dhe ka ardhur si pasojë e një defekti teknik në sistemin e gazit, rrjedhje që solli më pas edhe shpërthimin e flakëve. Menjëherë pas njoftimit, forca të shumta policie dhe të zjarrfikëses bënë të mundur fikjen e plotë të zjarrit duke shmangur rrezikun e përfshirjes së mëtejshëm të tij te banesat e tjera që ndodhen pranë.

Recommended