Report TV -Motori përplasi depozitën! Shpërthen në flakë karburanti në Kombinat, s'ka të lënduar

  • 4 years ago
TIRANE-Një motor humbi kontrollin dhe përplasi depozitën e gazit duke çarë tubin që shkaktoi më pas rrjedhje dhe shpërthimin e flakëve në një pikë karburanti. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme rreth orës 18:46 në rrugën ?Llazi Miho? në hyrje të Kombinatit. Report Tv siguroi pamjet nga vendi i ngjarjes, të flakëve që pushtuan për pak minuta karburantin 'Braka' duke shkaktuar panik në zonën e Kombinatit, ku fatmirësisht nuk ka asnjë person të lënduar, pasi punonjësit dolën me shpejtësi.

Sipas policisë ngjarja ishte aksidentale ndodhur nga një defekt teknik në sistemin e gazit te bombola që shërbente për furnizimin e automjeteve, por Report Tv zbuloi si qëndronte e vërteta. Burime për Report Tv pohuan se shkak për shpërthimin e zjarrit u bë përplasja e një motori shumë pranë depozitës së gazit. Drejtuesi i një motori pasi humbi kontrollin, rrëshqiti duke u përplasur me depozitën e gazit duke çarë tubin. Motoristi sipas banorëve u largua nga vendi i ngjarjes menjëherë pas zjarrit, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për të zbuluar identitetin e tij.

Recommended