Report TV - Një automjet merr flakë në zonën e ish- Bllokut, nuk ka të lënduar

  • 5 years ago
TIRANË- Një automjet tip 'Benz' ka marrë flakë paraditen e sotme afër kopshtit Nr.42 në zonën e ish- Bllokut. Nuk dihet ende shkaku i zjarrit në automjet, nëse ka një zjarrvënie të qëllimshme apo jo por në pamjet që Report Tv siguron dallohet se automjeti nuk është djegur tërësisht por vetëm në pjesën e përparme.

Ndërkohë nuk dihet as identiteti i personit i cili ka në pronësi mjetin ndërsa zjarrfikëset e qytetit kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve si dhe nga zjarri nuk ka pasur të lënduar.

Recommended