RTV Ora - Tiranë, kapet shpërndarësi i kokainës në zonën e ish bllokut

  • 5 years ago
#rtvora
Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla, si dhe një rast i pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale.

Finalizohet operacioni policor "BLLOKU", i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr 2, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve.

Arrestohet në flagrancë një shtetas dhe procedohen penalisht dy të tjerë.

Sekuestrohet kokainë, kokainëzviceriane, euro, dollarë e lekë, si dhe një automjet.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr 2, pasi kishin marrë informacion në rrugë operative se një shtetas duke qarkulluar me automjetin e tij shpërndante kokainë në doza të vogla, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor "Blloku".

Si rezultat i operacionit në rrugën ?Brigada e 8?, nga punonjësit e policisë të Komisariatit të Policisë Nr.2, është ndaluar për për kontroll mjeti tip "Benz" me drejtues shtetasin R.M, dhe me pasagjerë shtetasit A.M. dhe E.P.

Gjatë kontrollit në pjesën e brendshme të monitorit të kasetofonit policia gjeti dhe sekuestroi 43 doza me lëndë narkotike të dyshuar kokainë.

Po gjatë kontrollit fizik të shtetasit E.P, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi prej 25500 franga zviceriane, 600 euro, 49500 lekë dhe 100 dollarë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua edhe automjeti në posedim të shtetasit R. M. si dhe 6 telefona celular në posedim të shtetasve të lartpërmendur.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/tirane-kapet-shperndaresi-i-kokaines-ne-zonen-e-ish-bllokut

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended