Report Tv-Çmontohet’ banda në Itali, kapet ‘supermarketi shqiptar’ i kokainës

  • 6 years ago
ITALI- Guardia di Finanza ka goditur një bandë shqiptare që trafikonte dhe shpërndante kokainë në Firence. Grupi furnizohej me kokainë nga Holanda, ndërsa kishte ngritur një strukturë që merrej me trafikun në Itali dhe shpërndarjen më pas në qytete të ndryshme. Në përfundim të operacionit u arrestuan shtatë shqiptarë, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.Të arrestuarit janë Deme Berisha, Florenc Ceni, Ervin Nela, Besim Duli, Klodjan Shele, Eris Kaleci dhe Armando Nela. Deme Berisha me origjinë nga Kosova cilësohet nga policia si ?supermarketi i drogës?, pasi në çdo kohë dispononte kokainë, heroinë dhe kanabis. Më e vështirë për grupin ishte sigurimi i kokainës, e cila pas trafikut nga Amerika Latine, nga Holanda në Itali transportohej nga korrierët.

Recommended