Report TV - Arbër Çekaj i kokainës në Maminas kërkon azil politik në Gjermani
  • 5 years ago
Arbër Çekaj, pronari i kompanisë "Arbri Garden", i arrestuar në Gjermani për sekuestrimin në Shqipëri të 613 kilogramë kokainë, kërkon azil politik ne shtetin gjerman. Në magazinën e tij në Maminas polici gjeti kokainën fshehur në kontenierët me banane.

Autoritetet gjermanë, po kryejnë hetime paralele me Shqipërinë për trafikun e kokainës. Aktualisht në Shqipëri për këtë çështje janë të arrestuar menaxheri i kompanisë ?Arbri Garden? Donaldo Lushaj dhe një shofer kamioni i quajtur Armando Pezaku.

Të dy këta persona ndodhet në qeli, ndërkohë të dy ata kanë refuzuar të bashkëpunojë me prokurorinë, duke deklaruar se nuk kishin dijeni që brenda në dyshemenë e kontenierit të gjendej sasia prej 613 kg kokainë. Gjermania vendosi të refuzojë kërkesën e prokurorisë shqiptare, për ekstradimin e Çekaj në Shqipëri, me argumentin se ky person është nën hetim në Gjermani.
Recommended