Report TV - I rrethuar me shirit, pamjet e reja të kamionit të kokainës në Maminas

  • 6 years ago
MAMINAS - Report Tv siguron i pari pamjet nga afër kamionit të 613 kg kokainë te magazina e ?Arbri-Garden? në Maminas, ku një ditë më parë u gjet sasia rekord e drogës. Ngarkesa mbërriti nga Kolumbia me një kontenier bashkë me paletat e bananeve, të porositura nga kompania me pronar Arbër Çekajn, i shpallur në kërkim nga policia.

Në video duket kamioni pranë kapanonit të kompanisë me dyer të hapura, brenda të cilit ndodhej kontenieri me drogë i mbërritur nga Amerika Latina.

Gazetari i Report Tv, Driçim Çaka raporton se kamioni ruhet nga forca të shumta policie dhe i rrethuar me shiritë. Ndërsa grupi hetimor po punon për gjetjen e gjurmëve të gishtave dhe provave të tjera të cilat mund të hedhin dritë mbi persona të tjerë që kanë lidhje me ngarkesën e 613 kg kokaine nga Kolumbia në Maminas të Durrësit.

Recommended