Ora News - 613 kg kokainë, Arbër Çekaj ekstradohet nga Gjermania

  • 5 years ago
#rtvora
Arbër Çekaj, pronari i firmës ?Arbri Garden?, ku u sekuestrua kontenieri me 613 kg kokainë ekstradohet nga Gjermania drejt Shqipërisë.

Lajmi u bë i ditur nga zv/Drejtoresha e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Aida Hajnaj, në deklaratë për kapjen e personave në kërkim kombëtar e ndërkombëtar.

Edhe avokati Maks Haxhia konfirmoi për Ora News lajmin e ekstradimit.

"Klienti im ka mbërritur në orën 10:00 ne Tiranë. Ka refuzuar kërkesën për azil në Gjermani" u shpreh Haxhia për RTV Ora.

Sasia e lëndës narkotike u kap më 27 shkurt 2018 në Maminas në kontenierët e bananeve të Arbri Garden në pronësi të Arbër Çekaj.

Aktualisht në Shqipëri për këtë çështje janë të arrestuar menaxheri i kompanisë ?Arbri Garden? Donaldo Lushaj dhe një shofer kamioni i quajtur Armando Pezaku.

Arrestohet turku i denuar per vrasje
Po kështu në orët e fundit në Rinas, në dalje, Policia Kufitare ka kapur dhe ndalur shtetasin turk T. N., 35 vjeç, i kërkuar nga Zvicra për vrasje.

Gjuthashtu u arrestua dhe ekstradua drejt Finlandës i një shtetasi të huaj, i cili figuronte në listën e personave më të kërkuar, me rezikshmëri të lartë shoqërore dhe fshihej në territorin shqiptar.

Policia e shtetit bëri bilancin.

Prej 1 janarit janë arrestuar 1 187 persona të shpallur në kërkim kombëtar për vepra të ndryshme penale.

- 77 persona të kërkuar për krime të rënda kundër personit dhe pronës, si vrasje, rrëmbim personi dhe shkatërrim të pronës me eksploziv.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/arber-cekaj-ekstradohet-sot-nga-gjermania

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended