Report TV - Kapet i riu që përplasi me motor depozitën në Kombinat: Nuk e di si ndodhi
  • 4 years ago
TIRANE-Policia ka arrestuar të riun që përplasi mbrëmjen e djeshme me motor depozitën e gazit në një pikë karburanti në hyrje të Kombinatit duke këputur pistoletën e gazit duke sjellë më pas shpërthimin e flakëve dhe djegien e gjithë pikës.

I arrestuari është Miklovan Barmashi 24 vjeç, banues në Kombinat. I riu nuk kishte leje drejtimi. Ai akuzohet për ?Shkatërrim të pronës?, ?Largim nga vendi i aksidentit? dhe ?Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt?. "Nuk e di si ndodhi, sa i thashë gaz motorit u përplasa" mësohet se ka thënë ai para grupit hetimor, raporton gazetarja e Report Tv, Xhensila Kodra.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 18:46 në rrugën ?Llazi Miho? në hyrje të Kombinatit. Report Tv siguroi pamjet nga vendi i ngjarjes, të flakëve që pushtuan për pak minuta karburantin 'Braka' duke shkaktuar panik në zonën e Kombinatit, ku fatmirësisht nuk ka asnjë person të lënduar, pasi punonjësit dolën me shpejtësi.

Fillimisht policia deklaroi se ngjarja ishte aksidentale ndodhur nga një defekt teknik në sistemin e gazit te bombola që shërbente për furnizimin e automjeteve, por Report Tv zbuloi si qëndronte e vërteta. Burime për Report Tv pohuan se shkak për shpërthimin e zjarrit u bë përplasja e motorit. Drejtuesi i motorit pasi humbi kontrollin, rrëshqiti duke u përplasur me depozitën e gazit duke çarë tubin. Motoristi u largua nga vendi i ngjarjes, por u arrestua sot.

d.ba./Shqiptarja.com
Recommended