Report TV - Makina shpërthen në flakë para banesës dhe shkrumbohet, panik në Fier
  • 5 years ago
Një makinë është shkrumbuar pasditen e sotme në qytetin e Fierit, në lagjen nr. 1. Makina tip Ford Focus me targa AA792 EL në pronësi të Aurel Hoxhës ishte e parkuar para banesës në momentin që ka shpërthyer në flakë duke u djegur plotësisht.

Policia dhe zjarrfikësja kanë shkuar menjëherë pas sinjalizimit duke shuar flakët, ndërsa nga të dhënat e para dyshohet se shkak ka qenë një shkëndijë elektrike. Ngjarja ka tmerruar banorët duke shkaktuar panik për disa minuta pasi makina shpërtheu në flakë.
Recommended