Report TV -Shpërthen karburanti në Kombinat, shkak rrjedhja e gazit, s'ka të lënduar
  • 4 years ago
TIRANE-Një pikë karburanti ka shpërthyer në hyrje të Kombinatit mbrëmjen e sotme duke shkaktuar flakë të mëdha. Report Tv ka siguruar pamjet e zjarrit, ndërsa zjarrfikësja ka mbërritur me shpejtësi për të shuar flakët.

Sipas të dhënave të para raportohet se shkak ka qenë rrjedhja e gazit duke sjellë më pas shkëndijën dhe shpërthimin e flakëve. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar nga shpërthimi i flakëve, që për pak momente rrezikuan edhe banesat rreth karburantit.
Recommended