Report TV - Aksident me dy të lënduar në Vlorë, shkak mungesa e sinjalistikës
  • 6 years ago
VLORË- Një aksident mes një mjeti tip 'Opel' dhe 'Renault' ka ndodhur pak çaste më parë në lagjen ?10 Korriku? në qytetin e Vlorës.

Si pasojë e aksidentit dy persona kanë mbetur të lënduar, pasagjerë në 'Opel', të cilët janë dërguar në spital për të marrë kujdesin e duhur mjekësor.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe sipas hetimeve paraprake dyshohet se shkak për aksidentin është bërë mungesa e sinjalistikës në kryqëzim. Një tjetër hipotezë është edhe shpejtësia në lëvizje nga të dy mjetet.
Recommended