Dy tërmete lëkundin jugun e vendit, dëmtohen 5 banesa në Vlorë, nuk ka të lënduar

  • 5 years ago
HIMARË - Një tërmet 4.8 ballë i shkallës rihter është regjistruar në Himarë mbrëmjen e kësaj të premte. Epiqendra e tërmetit ka qenë në fshatin Borsh në thellësinë 27 km. Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë edhe në qytete si Vlorë, Sarandë, Gjirokastër dhe Tepelenë.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit tërmeti ka rënë rreth orës 19:27. Tërmeti i parë prej 4.8 ballë është shoqëruar edhe me postlëkundje, më e forta me magnitudë 4 ballë me epiqendër në thellësinë e detit Jon.

Recommended