Report TV - Aksidentohet autobusi me 50 turistë në Vlorë, fatmirësisht nuk ka të lënduar

  • 6 years ago
VLORË- Një autobus me 50 turistë çekë është përplasur me anësoret e rrugës Llogara-Vlorë.

Autobusi po zbriste qafën e Llogarasë për të vazhduar rrugën për në Dukat. Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka pasur të lënduar në njerëz.

Pas përplasjes, turistët kanë dalë nga autobusi duke u munduar ta kthejnë atë në rrugë për të vazhduar sërish udhëtimin e tyre.Ende nuk dihen shkaqet apo rrethanat që kanë çuar në ndodhjen e aksidentit, i cili mund të ishte fatal.

Recommended