Report TV - Milot, merr flakë autobusi me turistë, nuk ka të lënduar

  • 7 years ago
Një autobus pasagjerësh është përfshirë nga flakët masive të zjarrit, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar.

Ngjarja ndodhi rreth orës 13:00 të ditës së sotme në rrugën e kombit në afërsi të kryqëzimit të Fushë-Milotit.

Autobusi me 50 pasagjerë po lëvizte nga Prizreni në drejtim të Shkodrës dhe flakët janë shfaqur teksa mjeti ishte në lëvizje.

Ka qenë njëri nga pasagjeret i cili ka konstatuar tymin dhe i ka kërkuar drejtuesit të autobusit që të ndaloje.

Në ato momente të gjithë pasagjeret kanë dalë nga mjeti pa marrë dëmtime.

Siç shihet dhe nga pamjet flakët e zjarret janë përhapur me shpejtësi duke shkaktuar frikë dhe panik te udhëtarët.

Për shuarjen e zjarrit ndërhynë zjarrfikësit dhe brenda pak minutash situata u vu nën kontroll.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një defekt në motorin e autobusit.

Recommended