Report TV - Zjarr në Korçë, përfshihet nga flakët çatia e një pallati, nuk ka të lënduar
  • 5 years ago
KORÇË-Çatia e një banese 4-katëshe është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme. Ngjarja është regjistruar rreth orës 23:15, ndërsa pallati ndodhet pranë qendrës së qytetit në rrugën ?Vasil Ternova? në lagjen nr. 12 të qytetit të Korçës. Ndërkohë që flakët rrezikojnë edhe një tjetër banesë që ndodhet pranë pallatit që u përfshi nga flakët.

Banorët janë evakuuar me shpejtësi nga pallati dhe fatmirësisht nuk ka të lënduar, ndërsa zjarrfikësja po punon për të shuar zjarrin. Nga të dhënat e para nga vendi i ngjarjes raportohet se shkak ka qenë oxhaku i banesës që u përfshi nga flakët. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes.
Recommended