Përfshihet nga flakët për herë të tretë Spitali i Durrësit/ Zjarr në 4 katet e godinës
  • 4 years ago
DURRES- Një zjarr ka përfshirë Spitalin e Durrësit rreth orës 00:25 të mëngjesit të sotëm. Dyshohet se shkak i flakëve është bërë një masë në kabinën elektrike prej ngarkesës në rrjet. Zjarri ka rënë fillimisht në katin e parë, tek reparti i neurologjisë, dhe më pas ka vijuar deri në katin e katërt për shkak të strukturës me një kolonë të spitalit.

Zjarrfikëset kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje për shuarjen e flakëve, ndërkaq punonjësit e spitalit kanë evakuuar menjëherë rreth 120 pacientë nga repartet e tjera drejt atij të kirurgjisë, ndërsa 5 prej tyre janë dërguar drej Tiranës pasi kishin nevojë për oksigjenim Në evakuimin e pacientëve kanë ndihmuar edhe efektivë të ruajtjes së rendit publik, ndërsa gjysma e Spitalit të Durrësit ka mbetur pa energji elektrike.
Recommended