Report Tv - Zjarr në Tiranë, përfshihet nga flakët një apartament, nuk ka të lënduar
  • 6 years ago
Një zjarr i madh ka përfshirë një apartament tek zona e Brrylit në Tiranë. Apartamenti ndodhet përballë Ministrisë së Jashtme. Nga raportimet e para mësohet se nuk ka të lënduar por raportohet për dëme materiale.

Policia ka evakuuar banorët e pallatit për të shmangur ndonjë rrezik të mundshëm. Ndërkohë në vendngjarje ka mbërritur grupit hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave për rënien e zjarrit.
Recommended