Perfshihet nga flaket nje lokal ne qender te Tiranes

  • 5 years ago
Një lokal është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të enjteje në qendër të Tiranës. Burime paraprake thonë se bëhet fjalë për një lokal të vjetër që ndodhet në afërsi të Kullës së Sahatit.

Tvklan.al sjell pamjet e këtij zjarri. Siç mund të shihet një shtëllungë e madhe tymi është përhapur në qiell. Nuk dihet ende shkaku i rënies së këtij zjarri, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar forcat e zjarrfikëses që po punojnë për shuarjen e flakëve.

Recommended