Report Tv-Përfshihet nga flakët një banesë pranë njësisë bashkiake nr.5 në Tiranë
  • 6 years ago
TIRANE-Kati i dytë i një ndërtese pranë njësisë bashkiake nr 5 në Tiranë është përfshirë nga flakët. Burime për Report Tv bëjnë me dije se zjarri ka rënë në katin e dytë të kësaj ndërtese, ndërkohë që njësia numër 5 ndodhet në katin e parë. Në momentin kur ka rënë zjarri nuk ka patur njeri brenda godinës. Zjarrfikësja ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për shuarjen e flakëve të cilat janë vënë nën kontroll.
Recommended