Report TV - Defekt në motor, përfshihet nga flakët makina në ecje! Ngjarja pranë kopshtit Zoologjik
  • 4 years ago
Një automjet është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në Tiranë. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës  08:45, në rrugën ?Peti?, pranë kopshtit Zoologjik.

Dyshohet se si pasojë e një defekti teknik në pjesën e motorit ka marrë flakë në ecje mjeti ford focus me drejtues A.T., ku ka vetëm dëme materiale.

Shërbimet e zjarrfikëses shkuan në vendngjarje, të cilat bënë të mundur fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Recommended