Përfshihet nga flakët një masiv pyjesh në Malësinë e Krujës, dyshohet zjarr i qëllimshëm
  • 5 years ago
Një siperfaqe pyjesh me shkurre e barishte të ndryshme në fshatin Nuaj, të Malësisë së Krujës është përfshirë nga flakët këtë të premte. Dyshimet paraprake të policisë për ngjarjen janë se zjarri ka qenë i qëllimshëm .

Disa forca te Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura (ARZM) në Durrës janë munduar ta shuajnë zjarrin me mjete rrethanore .

Ndërkohë mësohet se ndërhyrja është vështirësuar për shkak se zjarri favorizohet nga era e fortë që po fryn.
Recommended