Përfshihet nga flakët një market në Elbasan, zjarri dyshohet i qëllimshëm

  • 5 years ago
ELBASAN-Një market është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në lagjen ?5 Maji?. Zjarri është evidentuar nga banorët e zonës rreth orës 23:30, të cilët kanë lajmëruar policinë dhe zjarrfikësen.

Nga zjarri nuk ka të lënduar, pasi asnjë person nuk ndodhej brenda në atë orar në marketin ?Doka?, ndërsa zjarrfikësja ka shuar flakët brenda pak minutave.

E ndërsa kanë nisur hetimet, pistat janë dy; zjarri mund të ketë nisur nga frigoriferi ose është i qëllimshëm.

Recommended