Report Tv - Elbasan, përfshihet nga zjarri një banesë, rrezikohen disa të tjera

  • 5 years ago
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të shtunë në Elbasan, ku një banesë është përfshirë nga zjarri. Burime për shqiptarja.com bëjnë me dije se ngjarja është regjistruar në lagjen "Emin Matraxhiu" ku një magazinë në pronësi të shtetasit K.Gj., ka rënë zjarr.

Nga të dhënat paraprake mësohet se nga ngjarja fatmirësisht nuk ka patur të lënduar. Sipas raportimeve nga zjarri rrezikohen dhe disa banesa të cilat ndodhen afër zonës. Zjarrëfikësit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje për të shuar flakët e zjarrit. Ndërkohë policia po heton për të zbuluar rrethanat e ngjarjes.

Recommended