Report TV - Përfshihet nga flakët makina në Vlorë, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme
  • 6 years ago
Një automjet është djegur pak pas mesnatës së kaluar në qytetin e Vlorës. Policia bën me dije se është djegur mjeti tip ?Lexus?, në pronësi të shtetasit Spiro Pando, teksa ka qenë i parkuar pranë banesës së shtetasit Roland Deme, i cili kishte në përdorim mjetin.

"Më datë 11.12.2017, rreth orës 00:35, Salla Operative Vlorë është njoftuar se në lagjen ? Partizani?, është duke u djegur një mjet. Policia dhe zjarrëfiksja kanë shkuar pranë vendit të ngjarjes ku kanë bërë të mundur edhe shuarjen e flakëve të zjarrit.
Nga verifikimet paraprake të Policisë ka rezultuar se mjeti tip ''Lexus'', në pronësi të shtetasit S.P., ka qënë i parkuar pranë banesës së shtetasit R.D., i cili e kishte edhe në përdorim këtë mjet prej disa ditësh. Mjeti është dëmtuar pjesërisht në pjesën e përparme, dhe dyshohet se zjarrëvënia të jetë e qëllimshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanve të ngjarjes", thuhet në njoftimin e policisë.
Recommended