Ora News - Makina del nga rruga në malësinë e Krujës, 1 i vdekur, 2 të plagosur
  • 5 years ago
#rtvora

Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë u plagosën si pasojë e një aksidenti të ndodhur në malësinë e Krujës.

Sipas informacioneve mësohet se një makina fuoristradë doli nga rruga në fshatin Mafsheq.

Sipas policisë, viktima është Qazim Basha, ndërsa të plagosur Besim Karaj dhe Ermir Zylfa, të cilët u dërguan në spital në gjendje të rëndë.

"Më datë 17.09.2019, në fshatin Mafsheq Krujë ka dalë nga rruga mjeti me targa AA 658 BO, ku për pasojë ka humbur jetën shtetasi Q.B., 52 vjeç, dhe janë dëmtuar shtetasit E.Z., 32 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë dhe shtetasi B.K., 56 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Krujës nën kujdesin e mjekëve", thuhet në njoftimin e policisë.

Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/makina-del-nga-rruga-ne-malesine-e-krujes-humb-jeten-nje-person

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended