Report Tv - Fushë-Krujë/Furgoni del nga rruga, dy të vdekur dhe një i plagosur
  • 5 years ago
Dalja nga rruga e një furgoni në Nikël të Fushë-Krujës shkaktoi dy viktima. Report Tv ka siguruar fotot e furgonit të batuar dhe policisë në vendngjarje ndërsa dy personat, një 76-vjeçar dhe një 50-vjeçare kanë humbur jetën në vend. Në këtë aksident është plagosur edhe një fëmijë që po udhëtonte në këtë mjet, dhe ai ndodhet në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Sipas policisë paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentit është bërë humbja e kontrollit nga drejtuesi i mjetit, i cili pasi ka humbur ndjenjat nën drejtimin e makinës ka bërë ecje të çrregullt duke dalë nga rruga.

Viktimat sipas të dhënave parapake janë I.Malja drejtues i mjetit dhe L.Mjekra, të cilët po ashtu janë banorë të fshatit Bura-Nikël në Fushë-Krujë.
Recommended