Ora News - Fushë-Krujë, furgoni del nga rruga, dy të vdekur, plagosët një fëmijë
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një aksident i rëndë me dy të vdekur dhe një të plagosur është shënuar në Fushë Krujë. Aksidenti ndodhi rreth orës 15: 30 në fshatin Bura të komunës Nikël.

Nga informacionet paraprake të policisë mësohet një furgon ka humbur kontrollin dhe pasi ka dalë nga rruga është përmbysur.

Viktimat mësohet se janë drejtuesi i mjetit Islam Malja, i cili mendohet se ka pasur probleme shëndetësore dhe pasagjerja Lindita Mjekra. Po ashtu i plagosur ka mbetur edhe një fëmijë, i cili ishte në furgon.

"Më datë 24.11.2018, në fshatin Bura-Nikël, ka dalë nga rruga një mjet tip Benz furgon dhe për pasojë kanë ndërruar jetë shtetasit I.M.(shoferi i mjetit) dhe L.M. (pasagjere)dhe është dëmtuar një fëmijë rreth 10 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve", sqaroi policia në njoftimin zyrtar.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/aksident-ne-fushe-kruje-dy-persona-te-vdekur
Recommended